Aliazhi CobaltChrome (Co-Cr) është i njohur për vetitë e tij fizike të cilat japin përparësi të mëdha në krahasim me aliazhet e tjera. Aliazhet Co-Cr janë të prirura që të jenë rezistente ndaj korrozionit, shfaqin një elasticitetit të lartë dhe janë faktorë i rëndësishëm për punime protetikore, duke reduktuar ndërlikimet në indet përreth, në minimizimin e acarimit dhe mundësinë e reaksionit alergjik, me që Co-Cr është biokompatibil (pranueshëm) me gjakun dhe indet përreth.
Në të gjitha vendet e botës ku ekziston një standard pune dhe protokolli protetikës dentare nuk guxon të përdoret një aliazh i cili ka për bazë Nikelin (Ni), ndërsa në tregun tonë ende është i pranishëm. Është vërtetuar se mbi 90% e rasteve të alergjive të mundshme janë të shkaktuara nga Nikeli (Ni) i cili në krahasim me Co-Cr ka biokompaktibilitet të ulët në organizmin e njeriut dhe jonet e lëshuara nga Nikeli kanë toksicitet të lartë, që shfaqin acarimin e gingivave.
Material composition | Relative density | Approx 100% |
CO: 63.8 wt-% | Density | 8.5 g/cm3 |
Cr: 24.7 wt-% | Proof strength (Rp 0.2%) | 850 MPa |
Mo: 5.1 wt-% | Ultimate tensile strength | 1350 MPa |
W: 5.4 wt-% | Percent elongation | 3% |
Si: 1.0 wt-% | Young’s Modulus | Approx. 200GPa |
Fe: max. 0.50 wt-% | Vickers hardness HV10 | 420 HV |
Mn: max. 0.10 wt-% | Coefficient of thermal expansion (25-500 C) | 14.3 x 10E-6 m/m C |
Coefficient of thermal expansion (20-600 C) | 14.5 x 10E-6 m/m C | |
Melting interval | 1410 - 1450 C |
*Free of Ni, Be and Cd according to ISO 22674
Eos M270 është pajisja më e shpejtë, shumë precize dhe me kapacitet të lartë në këtë fushë. Ky sistem punon në bazë të ndërtimit shumë dimensional laserik, duke i bashkuar dhe ngjeshur grimcat e metalit pluhur në një dendësi shumë të lartë e cila mundëson një fortësi dhe saktësi maksimale.