Koncepti

Koncepti bazë

Duke u bazuar në përvojën shumë vjeçare në fushën e laboratorisë dentare, jemi ballafaquar me probleme të ndryshme teknike si psh:

  • Porozitetin,
  • Precizitetin
  • Kualitetin


Probleme të cilat nuk kanë arritur të përmirësohen përmes metodave dhe sistemeve teknologjike të mëhershme si:

1. Metoda tradicionale (një metodë që të gjithë e përdorim, por që shpesh herë na jep probleme të natyrës së ndryshme)

2. CAD-CAM Milling në dyllë ose plastikë (është larguar modelimin me dyllë, por jo edhe shkrirja e metalit e cila mbetet problem në vete)

3. CAD + 3D Printing në plastikë ose dyllë (e njëjtë sikurse e dyta por me kosto më të mirë) Të gjitha mangësitë e këtyre metodave kanë arritur të eliminohen përmes sistemit laserik DMLS.

Sistemi

Ky sistem i avancuar laserik ka arritur që ti eliminojë të gjitha problemet teknike të cekura më lartë, duke shkurtuar fazat e mundimshme të punës si psh:

  • Modelimi me dyll
  • Kivetimin (mufllimin)
  • Shkrirjen e metalit

Përmes EOS M270 DMLS kemi fituar një produkt protetikë shumë cilësorë
Cobalt Chrome (Co-Cr) me:

  • Shpejtesi,
  • Efikasitet,
  • Precizitet dhe
  • Estetikë

 

Direct Metal Laser Sintering (DMLS)

Eos M270 është pajisja më e shpejtë, shumë precize dhe me kapacitet të lartë në këtë fushë. Ky sistem punon në bazë të ndërtimit shumë dimensional laserik, duke i bashkuar dhe ngjeshur grimcat e metalit pluhur në një dendësi shumë të lartë e cila mundëson një fortësi dhe saktësi maksimale.

VETITË